Temperatura deri në 31 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

0
Gjigandi

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët, por në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13ºC në 24ºC, në zonat e ulëta nga 19ºC në 30ºC dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 31ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 25ºC dhe në zonat e ulëta nga 16ºC në 29ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu