Telekom Albania i jep energji Maratones se Tiranes

0
Gjigandi

Telekom Albania ishte mbështetësi kryesor i eventit më të rëndësishëm sportiv,siç është Maratona e Tiranës 2019. Në vitin e katërt të organizimit, vrapuan mbi2500 pjesëmarrës nga 40 vende të botës. Motoja e Telekom “Go Beyond, BeBetter” udhëhoqi atmosferën festive dhe garuese përgjatë gjithë itinerarit tëmaratonës. Fituesit për secilën kategori ishin sportistët nga Kenia Laban Cheruiyot përkategorinë 21 km dhe Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo për kategorinë 10 km.Dovlet Gjangolli u shpall fitues i garës We Too (gara për personat me aftësi tëkufizuara). Ndërkohë që rekordmenia shqiptare, Luiza Gega, u shpall fituese ekategorisë Tirana 10K me kohën 00:33:42, e cila arriti të thyejë sërish rekordinkombëtar. Pjesë e kësaj maratone u bë edhe Drejtori Komercial i Telekom Albania,Athanasios Paraskevas i cili u shpreh se: “Ky aktivitet është një sfidë shumë emadhe. Dhe ne në Telekom Albania na pëlqejnë shumë sfidat! Për ne kjo ështënjë sfidë për të qenë më të mirë! Më të mirë në teknologjinë e rrjetit, dhe për tëofruar një eksperiencë edhe më të mirë për klientët tanë. Me licensën përpërdorimin e brezit 800 Mhz kemi një mjet shumë të rëndësishëm në duart tonapër të investuar që të kemi rrjetin më të mirë!” Ky është aktiviteti më i madh sportiv i organizuar ndonjëherë në Shqipëri.Përveç sportistëve që garuan, pjesë e maratonës u bënë edhe shumë qytetarë të tjerë që dolën në përkrahje të sportistëve, duke e kthyer këtë event sportivnë një ditë feste për kryeqytetin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu