Telefonata që u vuri policinë pas dy të rinjve te “Astiri”, gjatë arratisjes u përplasën me makin…

0
Telefonata që u vuri policinë pas dy të rinjve te “Astiri”, gjatë arratisjes u përplasën me makin…
Gjigandi

Policia ka vënë në pranga dy të rinjtë që braktisën makinën në “Astir” pas ndjekjes nga policia.

Ndërkohë është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe një bashkëpunëtor i tyre për moskallëzim krimi.

U arrestuan

– K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim;

– M. A., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

RonaTyra

U procedua në gjendje të lirë shtetasi L. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit”

Çfarë ndodhi mbrëmë

Policia thotë se më datë 31.03.2022, rreth orës 23:00, në sallën operative ka ardhur një telefonatë për një automjet në të cilin dyshohej se ndodheshin persona që kryenin vjedhje dhe lëviznin me armë zjarri me vete.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit. Gjatë ndjekjes, në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur me mjetin e shërbimeve të Policisë Kriminale, pa shkaktuar dëmtime të punonjësve që ndodheshin në mjet.

Më pas, personat që ishin në mjet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, duke përfituar edhe nga errësira.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe si rezultat kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Gjatë kontrollit të mjetit dhe kontrollit fizik të tyre nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu