Telefonata e fundit dhe mesazhi që nuk u lexua/ Zhdukja pa gjurmë e 40-vjeçarit nga Vlora

0
9
Gjigandi

Ermal Ngucaj, 40-vjeçari nga Lepenica e Vlorës, i dënuar më parë në Itali për drogë, rezulton i zhdukur prej 5 ditësh.

Familjarët gjetën makinën e tij të braktisur afër fshatit Mavrovë, ndërsa dyshojnë se mund ta kenë rrëmbyer. Ata apelojnë për gjetjen e djalit të tyre nga organet ligjzbatuese.

Në një prononcim për News24, bashkëshortja e 40-vjeçarit tregon edhe telefonatën e fundit me të.

“Më mori në orën 7 e 20, më pyeti se çfarë po bënim, nëse hëngri apo jo djali, po luan? Folëm pak edhe për familjen këtu dhe më pas në fund më tha ik se më duket kam ngatërruar rrugën”,- thotë ajo.

Gruaja rrëfen më tej, “Ishte vetem në kohën që më mori, i cova një mesazh në Facebook që të më lajmëronte kur të vinte në shtëpi, por mesazhi nuk u hap kurrë. Ai rri gjithë kohës në Facebook dhe kjo më bëri të dyshoj. Kemi dyshim tek shoqëria me të cilën rri”.

Ndërsa nëna e tij shprehet: “Unë dua djalin. Rrjeti i tij shoqëror të thonë ku e kanë cuar dhe përse ma rrezikuan. Ai ishte i stresuar i mërzitur se ishte i papunë”.

“Shteti ka shumë mundësi ta gjejë burrin tim, qoftë nga telefonat, qoftë nga shoqëria. Më duket se shumë vonë vajti dhe një përgjigje nuk e kemi”,- thotë e shqetësuar bashkëshortja.

I ati sqaroi më tej se ka pasur konflikt me një person dhe se pikërisht ai person thotë se ka gisht në zhdukjen e të birit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu