“Të gjithë duan ta shohin Juventusin duke humbur”

[ad_1]

Stefano Sturaro ka deklaruar për mediat italiane se të gjithë duan të shohin Juventusin duke humbur, por sipas tij skuadra është në rrugë për tre trofe.

Bianconerët janë gjashtë pikë lart në kryesimin e Serie A dhe arritën mbrëmë(mërkurë) në finalen e Kupës së Italisë për sezonin e tretë rresht.

Përveç kësaj, skuadra e Max Allegrit do të luaj javën e ardhshme me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe mesfushori Sturaro vlerëson që skuadra është në rrugën e duhur për tre trofetë edhe pse të gjitha duan që Juve të humbi.

“Ju e ndjeni atë. Ju shikoni në televizion, gazeta dhe mediat sociale dhe duket se të gjithë duan të shohin Juventusin duke humbur”, ka thënë fillimisht Sturaro për Sky.

“Hakmarrja jonë është që gjithmonë të japim më shumë dhe për të arritur suksese të mëdha, këtë vit ne jemi ende në kurs për tri trofe”.

“Ndërgjegjësimi ynë për cilësitë tona rritet çdo ditë, sepse ne punojmë dhe ne e dimë se në qoftë se ne punojmë shumë gjatë javës mund të arrijmë rezultate të mëdha”.

“Siç thonë tjerët: Fitoret ju ndihmojnë të fitoni”, përfundoi mesfushori italian i Juventusit dhe Italisë,

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *