Të gjitha shërbimet kryhen normalisht në Komunën e Malishevës

0
Gjigandi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku janë diskutuar dhe trajtuar një varg temash që kanë të bëjnë me realizimin e objektivave dhe planifikimeve, duke mos lënë anash as menaxhimin e situatës me pandemi.

Aktualisht në administratën komunale, bazuar në vendimet dhe urdhëresat e nivelit qendrorë, është duke u punuar me staf të reduktuar, por të gjitha shërbimet janë duke u kryer normalisht dhe për ofrimin e shërbimeve nuk ka ankesa nga ana e qytetarëve. Po ashtu edhe inspektorati ka deklaruar se janë duke kryer inspektime të vazhdueshme dhe në të gjitha rastet, kur nuk respektohen urdhëresat, janë shqiptuar edhe gjoba. Gjithashtu edhe sektori i shëndetësisë është duke punuar pa asnjë pengesë dhe me staf të plotë dhe nuk ka probleme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Edhe shërbimet e emergjencave janë duke funksionuar pa probleme, sikurse edhe shërbimet tjera publike.

Përndryshe, sa i përket realizimit të projekteve kapitale, aktualisht është duke u punuar në disa projekte, si në shkolla, rrugë, trotuare, kanalizime dhe në infrastrukturë në përgjithësi, ndërsa disa projekte të cilat janë në proces të zhvillimit të procedurave, pritet që së shpejti të fillojnë.

Në këtë mbledhje, u bë e ditur se për shkak të kushteve atmosferike ka filluar të ketë mungesë të ujit në vende të caktuara dhe rrjedhimisht janë shtuar kërkesat për furnizim me ujë për pije.

Po ashtu edhe në sektorin e arsimit, janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e provimit të maturës dhe testit të arritshmërisë, si dhe për fillimin e vitit të ri shkollor, edhe pse të gjitha këto varen nga vendimet e nivelit qendror, varësisht nga situata me pandemi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu