Të gjitha në ndjekje të Dritës, Prishtinës, Gjilanit dhe Ballkanit nuk iu lejohet të gabojnë

0
Gjigandi

Drita ka vazhduar marshimin drejt titullit të kampionit, teksa ka marrë fitore edhe në xhiron e 27-të 2-0 ndaj Dukagjinit të Klinës.

Kësisoj skuadra badhekaltër është shkëputur në tabelë me 58 pikë, shtatë më shumë se Prishtina e Gjilani dhe tetë më shumë se Ballkani.

Pikërisht këto tri skuadra kanë një ndeshje më pak se lideri dhe luajnë sot para tifozëve të tyre.

Gabimi i ndonjërës skuadër sot do të thotë një hap mbrapa në luftën për titull dhe kjo i bënë edhe më interesante tri ndeshjet e ditës së sotme në Ipko Superligë.

RonaTyra

Gjilani luan në shtëpi përballë Llapit, një kundërshtar që gjithmonë di të jetë i papërshtatshëm.

Ballkani nga ana tjetër pas barazimit në Ferizaj 1-1, tani ka një lojë më të lehtë së paku në letër, pasi në Therandë e pret Vushtrrinë.

Ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

Prishtina është nikoqire e Feronikelit dhe dy skuadrat vijnë në këtë takim me të vetmin qëllim fitoren.

Kryeqytetasve i duhet fitorja për të vazhduar rrugën për titull të kampionit, ndërsa Feronikeli vetëm me një tre pikësh do të mbetej në garë për një vend që i dërgon në Ligën e Evropës. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu