Tayna vazhdon paraqitjet provokuese nëpër koncerte duke vënë në fokus linjat trupore

0
Tayna vazhdon paraqitjet provokuese nëpër koncerte duke vënë në fokus linjat trupore
Gjigandi

Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, vazhdon të jetë shumë e kërkuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme.

Me lehtësimin e masave, ajo ka filluar në mënyrë të rregullt punën nëpër vende përreth trojeve shqiptare dhe më gjerë.

Bukuroshja e njohur ka marrë vëmendje në një nga paraqitjet e radhës duke vënë në pah linjat trupore në një triko të shkurtër e pantallona lëkure.

Tayna (Foto: Instagram)

RonaTyra

Kjo ka bërë që të shpërndahet në masë të madhe në rrjetet sociale e po ashtu të komplimentohet për linjat e bujshme trupore.

Nga ana tjetër, Doruntina Shala (emri i vërtetë) është duke e përgatitur albumin e ri, nga i cili tanimë ka lansuar disa këngë.

Tayna (Foto: Instagram)

“Heroinat”, “OFG” dhe “Pijetore” janë vetëm tri nga projektet e para të këtij albumi që siç u paralajmërua i plotë do të plasohet në muajin qershor.

Secila prej këtyre këngëve kanë mbledhur miliona klikime në YouTube.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu