Tayna shënon dy vjetorin e karrierës, falënderon fansat për mbështetjen

0
Gjigandi

Tayna ka mbushur 2 vite karrierë.

Reperja Tayna sot është ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.

Emri i saj ka nisur të dëgjohet tash e dy vite dhe teksa shënon 2 vjet suksese, Tayna i ka falënderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Janë bërë dy vite karrierë. Që nga atëherë jam rritur, çdo këngë e më shumë e po më duket se jam që 20 vite këtu. E për këtë jam falënderuese juve të gjithëve që vazhdoni t’i dëgjoni këngët e mia, e unë do të vazhdoj t’iu argëtoj”, ka shkruar ajo pranë një postimi në të cilin e ka ndarë këngën ‘Columbiana’, këngë kjo e cila ka shkruar fillimet e suksesshme të reperes.

Mirëpo Tayna nuk është ndalur e edhe sot mbetet një ndër emrat e dashur për publikun.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu