Tasim Bislimi fitues i turneut të madh të Pikados

[ad_1]

Për herë të parë në Kosovë, është mbajtur një turne i madh i pikados, sportit atraktiv e rekreativ, që po zhvillohet me hov të madh edhe në Kosovë.

Në ambientet e barit të veçantë sportiv “American Sports Bar”, u mbajt turneu i madh i Pikados “Birra Peja Turneu i Pikados 2017”, që mblodhi një numër të madh entuziastësh të këtij sporti.

Turneu i Pikados u zhvillua në dy kategori, rekreativ dhe profesionistë, duke mbledhur për më shumë se 6 orë, një numër të madh të interesuarish.

Organizatori kishte paraparë që krahas garës rivalizuese te profesionistët, Pikado të promovohet edhe nga personalitet të jetës publike në vend.

Ndërkohë zhvillohej edhe gara e profesionistëve, me pjesëmarrës që në të kaluarën kishin garuar edhe ndërkombëtarisht.

Njëri nga ta, ishte edhe Tasim Bislimi, i cili kishte fituar turne të ndryshëm edhe në Itali, ndërsa të enjten në turneun “Birra Peja”, ai e bëri diferencën, duke mposhtur një nga një kundërshtarët.

Tasim Bislimi është fituesi i parë i garës së Pikados dhe çmimit kryesor.

Organizatori i turneut por edhe entuziastët e Pikados, synojnë themelimin e federatës, e më pas edhe garimin në arenën ndërkombëtare.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *