Tare dëshiron dy reprezentuesit e Kosovës te Lazio

0
Gjigandi

Lazio është duke planifikuar transferimin e dy futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Lazio prej kohësh është duke shprehur interesim për sulmuesin e Fenerbahces dhe e konsideron atë si një alternativë për Luis Suarezin e Real Zaragozas.

26-vjeçari i është bashkuar Fenerbahces në verën e kaluar dhe ka shënuar 13 gola në ligën turke këtë edicion.

Sidoqoftë, pritet një garë e fortë për ish-sulmuesin e Lirisë.

Ndërkohë, gjithashtu raportohet se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, dëshiron shërbimet e Vojvodës në rast të largimit të Adm Marusicit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu