Taliatele me suxhuk

14


NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 pako makarona taliatele
6 feta suxhuk
½ qepë të thatë
½ spec i kuq
½ spec i verdhë
250 gr djath të bardhë të butë
3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi, trumzë

Përgatitja

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë duke respektuar minutazhin e shkruar në paketim.

Ndërkohë në një tigan që nuk ngjit, vendosim 3 lugë vaj ulliri dhe pak trumzë për aromatizim. Kaurdisim fillimisht qepën të grirë imët, më pas shtojmë suxhukun të prerë në kubikë të vegjël dhe specat të prera në copëza të vogla. E rregullojmë salcën me kripë dhe piper të zi dhe e lemë për pak minuta që përbërësit të lidhen me njëri tjetrin. Më pas shtojmë makaronat dhe djathin e bardhë të thërrmuar dhe i lemë për 2-3 minuta sa djathi të shkrijë pak dhe i shërbejmë menjëherë të ngrohta.
(da.xha/BalkanWeb)

You might also like
Comments