Suzana Mushkolaj Sjell Librin “Duka-Gjini”

15

Fotografja Suzana Mushkolaj, së shpejti do të promovojë librin monografik “Duka-Gjini”.
Suzana ka treguar se parathënien e monografisë e ka shkruar shkrimtari Ismail Kadare, ndërsa promovimin e veprës do ta bëjë shumë shpejt në Kosovë.

Monografia ka të bëjë me trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit të Dukagjinit, për cilën i është dashur të bëjë hulumtime dyvjeçare.

Ajo po ashtu tregon se tekstin e ka realizuar në bashkëpunim me historian Jahja Drançolli dhe arkeologun Kemail Luci.

Ajo beson se vepra e saj do të pasurojë botimet e kulturës dhe traditës shqiptare.

Suzana Mushkolaj për veç bukurisë që ka, të cilën jemi mësuar ta shohim në paraqitjet e saj, ajo është e dashuruar në natyrën, këtë e ka dëshmuar edhe me shumë fotosesione që i ka realizuar në natyrë.

You might also like
Comments