Surpriza e madhe në Spanjë, po shkon në Champions ekipi që nuk ka qenë kurrë

41

Një garë shumë të pazakontë po zhvillohet këtë edicion në kampionatin spanjoll sa i përket pjesëmarrjes në Champions League.

Ashtu siç po shkon situata deri tani, duket se për herë të parë do të shkojë një skuadër e cila nuk ka qenë kurrë pjesë e këtij turneu dhe regjistron vetëm 2 vite si pjesëmarrëse në Ligën e Europës.

Bëhet fjalë për Getafen, e cila sot është shkëputur prej ndjekësve me një fitore të jashtëzakonshme 3-0 përballë Seviljes.

Ekipi i drejtuar nga Pepe Bordals ka triumfuar falë golit të Haime Mata dhe dygolëshit të Molina, në një ndeshje shumë të luftuar e cila u mbyll me të dy skuadrat me 10 lojtarë si pasojë e kartonëve të kuq të Eskudero e Dakonam.

Tashmë Getafe do të luftojë për të mbrojtur vendin e katërt dhe pjesëmarrjen historike në Champions.

Një arritje e jashtëzakonshme po të mendosh se klubi ka si pozicionim më të mirë në La Liga vendin e katërt dhe suksesin më të madh të tijin vendin e dytë në Kupën e Mbretit në dy edicione.

You might also like
Comments