Supergoli i Pavard ndaj Argjentinës, zyrtarisht goli më i bukur i “Rusi 2018”

26

FIFA ka mbyllur zyrtarisht sondazhin për golin më të bukur të Botërorit. Në këtë votim morën pjesë mbi 3 milionë vizitorë të faqes “fifa.com” të cilët zgjodhën si golin më të bukur, atë të Pavard kundër Argjentinës. Ndërkohë që në vendin e dytë ka përfunduar goli i Juna Quinteros nga goditja e dënimit i shënuar në fazën e grupeve.

Në vendin e tretë u rendit goli i Luka Modriç edhe ky i shënuar në fazën e grupeve në ndeshjen e Kroacisë përballë Argjentinës. Kështu Pavard bëhet lojtari i parë europian që nga krijimi i këtij çmimi në vitin 2006. Më para e kishin fituar James Rodriguez në vitin 2014, Diego Forlan në 2010 dhe Maksi Lopez në 2006.

You might also like
Comments