Studimi: Alkooli dy gene përgjegjëse për cirozën

0
Gjigandi

Një studim ndërkombëtar i udhëhequr nga kërkues në Glasgoë ka zbuluar dy gene të cilat duket se ndikojnë në prirjen e organizmit për të zhilluar ose jo sëmundje të mëlçisë të lidhura me alkoolin.

Studimi, bazuar në kampionet e AND-së së rreth  40,000 pacientëve nga Britania e Madhe dhe Europa, identifikoi një gen të shoqëruar me një rrezik më të ulët të shfaqjes së cirozës, dhe një tjetër që I korrespondon një predispozite të shtuar për këtë sëmundje. Deri më tani, dihet pak për ndonjë bazë gjenetike të kësaj situate shëndetësore.
Deri më sot nuk ka shërim për cirozën, por studiuesit besojnë se gjetjet e tyre mund t’i hapin rrugën trajtimeve të reja dhe diagnostifikimit të hershëm. Dr Hamish Innes, epidemiolog dhe biostatisticien në Universitetin Glasgow Caledonian i cili drejtoi studimin me kolegët në Gjermani, tha se “ kanë të kuptojmë më mirë përse disa persona që konsumojnë shumë alkool bëjnë cirozë të mëlçisë, e disa të tjerë jo”.
“Për një kohë të gjatë ne e kemi menduar se faktorët genetikë luajnë një rol, por genet specifike të përfshira në këtë mes, ishin një mister i plotë,” u shpreh ai. Ciroza njihet si vrasësi i heshtur sepse simptomat e saj nuk janë të dukshme derisa mëlçia dëmtohet rëndë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu