Stili i flokëve të saj kushton 40 milionë dhe ka mbrojtje policore

4

Manekinia nigeriane ka promovuar stilin e saj të flokëve me emrin “Meduza”.

Chica Lann thotë se ajo vlen 40 milionë naira, valutë e Nigerisë, ose 111 mijë dollarë amerikanë, dhe për shkak të saj ka edhe përcjellje të policisë, transmeton KosovaPress.

Ajo ka marrë shumë kërcënime për shkak të stilit të flokëve dhe ka vendosur të marrë mbrojtje policore.

“Kur kam folur rreth vlerës së kreativitetit tim në kokë, në rrjetet shoqërore nisën të më frikësojnë dhe e kuptova se nuk është mirë të ekspozoja flokët e mia të shtrenjta”, tha modelja, duke shtuar se ka kuptuar se ka humbur lirinë e saj, por ajo nuk kishte ndërmend të ndryshojë stilin e flokëve. “Më pëlqen të jem unike dhe të jap të gjitha paratë, jam gati për të papritura të ndryshme, vetëm për të dalë nga masat”, shpjegoi ajo.

Padyshim që në këtë ajo ia doli mbanë pas marrjes së sigurisë policore.

You might also like
Comments