Stërvitja nis të hënën dhe kampionati në fund të majit

0
Gjigandi

Si shumë vende të tjera, edhe në Portugali të gjitha aktivitetet sportive u pezulluan përkohësisht, për shkak të përhapjes së Koronavirusit.

Megjithatë tashmë çdo gjë po i kthehet normalitetit dhe po punohet për rifillimin e kampionatit futbollistik. Nga e hëna skuadrat në Portugali, do të jenë në gjendje të rinisin stërvitjet e tyre dhe kampionati pritet të rinisë në fund të muajit.

Kjo është konfirmuar nga Ministri i Ekonomisë, Pedro Siza Vieira, i cili së fundmi është shprehur: “Duke filluar nga e hëna, sportistët mund të rinisin stërvitjet e tyre.

Kështu që në fund të muajit nëse gjithçka shkon mirë, do të rifillojë kampionati futbollistik.”, u shpreh ministri. Në kampionatin portugez kanë mbetur edhe 10 javë pa u zhvilluar, ku Porto kryeson renditjen, me vetëm 1 pikë më shumë se Benfika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu