Statistikat thonë se Sancho është më i mirë Messi e Ronaldo së bashku

0
Gjigandi

Jadon Sancho ishte ylli i fundjavës në Bundesligë, falë het-trikut të parë në futbollin profesionit në triumfin dërrmues të Borussia Dortmundit 6:1 kundër Paderborn.

Përfaqësuesi i Anglisë e ka gëzuar një rritje të shpejtë dhe të madhe në futbollin kulmor që prej se iu bashkua klubit gjerman dhe tani është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë.

Statistikat e 20-vjeçarit për gola dhe asiste janë shumë më të mira se ato të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në moshën e njëjtë.

Në 94 paraqitje për Dortmundin, Sancho i ka shënuar 34 gola dhe i ka dhënë 43 asiste. Ndërsa, Messi i ka shënuar 26 gola dhe tetë asiste në 70 paraqitjet e para për Barcelonën.

Ronaldo i kishte shënuar vetëm 16 gola dhe 16 asiste në 107 ndeshjet e para për Sporting dhe Manchester United.

RonaTyra

Edhe sikur t’i bashkohet shifrat e Messit dhe Ronaldos, ato prapëseprapë nuk e arrijnë totalin e kontributit të Sanchos në 77 gola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu