Spielberg ishte refuzuar dy herë për “Bond”

0
755

Regjisori i njohur Steven Spielberg ka treguar se ishte refuzuar dy herë për të bërë një film të agjentit të njohur “Bond”.

Duke folur të dielën për “Radio BBC 2”, regjisori ka njoftuar se kishte ofruar shërbimet e veta për një film të “Bondit” dy herë, por producentët kishin menduar se ai nuk ishte i duhuri për atë pjesë.

“E thirra Albert Broccolin, producentin, dhe i ofrova shërbimet e mija, por ai nuk mendonte se isha i duhuri”, ka thënë Spielberg.

“Më pas doli ‘Close Encounters’ dhe isha hit – sërish – provova të merrja një film ‘Bond’. Dhe ata përsëri menduan se nuk isha i duhuri”, ka treguar për refuzimin e dytë Spielberg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here