Spanja nga dy data

0
Gjigandi

La Liga tashmë ka datat e rikthimit. Dy janë datat në të cilat klubet mund t’i rikthehen punës, me 8 dhe 11 maj nis stërvitja, ndërkohë që sipas parashikimeve futbolli i luajtur starton me 28 qershor dhe përpara se lojtarët dhe stafet teknike të nisin punën e tyre me datat 5 dhe 7 maj, të gjithë do të nënshtrohen testeve.

Sipas rekomandimeve, klubet duhet të prenotojnë një hotel ku futbollistët të grumbullohen në mënyrë qe rreziku për të prekur nga koronviursi të jetë fare i ulet.

Një tjetër direktive është edhe dezinfektimi i dhomave të zhveshjes, palestrës, restorantit dhe çdo ambienti tjetër. Gjithçka do të behet përpara se lojtarët t’i rikthehen punës në këto ambiente.

Tashmë klubet kanë dy data për të realizuar testet në bazë të anëtarëve të ekipit të parë dhe dy data për t’u rikthyer në punë individuale në fushat e trajnimit të secilit klub, teksa nëse gjerat ecin normalisht sipas të gjithë parashikimeve, futbolli spanjoll do të ketë mundësi t’i luajë të gjithë ndeshjet e mbetura të sezonit aktual.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu