Spahiu: Tabaku apo kapaku?

0
Spahiu: Tabaku apo kapaku?
Gjigandi

Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar për dëshminë e Ramës në Komisionin Hetimor.

Ai me ironi shkruan se me Jorida Tabakun, po mbyllet kapaku prokurorisë për të vazhduar më tej, në një moment historik kur pas 30 vjetësh akuza ka arrestuar ministra.

Analiza e tij:

Me Tabakun, po i mbyllin kapakun prokurorisë për të vazhduar më tej, në një moment historik kur pas 30 vjetësh akuza ka arrestuar ministra.

– Me Tabakun, mbyllin kapakun e denoncimeve dhe faktorizojnë Bashën për një kauzë që ja vodhën tjetër kujt.

RonaTyra

– Me Tabakun, hapin kapakun e provave dhe i dëmtojnë ato.

– Me Tabakun, mbyllin kapakun e protagonizmit të LSI që denoncojë drejtpërdrejt në SPAK këtë dosje.

– Me Tabakun, mbyllin kapakun e akuzave, mbi “Parimin: Nëse do të dështoj një hetim, hap një komision parlamentar”

– Me Tabakun, u mbyll kapaku i akuzave ndaj Ramës, duke e nxjerr Kryeministrin transparent dhe të hapur me publikun për të dëshmuar.

– Me Tabakun, këta mbyllin kapakun e Foltores dhe protagonizmit saj opozitar, duke pushtuar mediat me surratet e grupit Basha.

– Me Tabakun, mbyllën kapakun hamendësimeve se Rama nuk ndërhyn tek pushteti gjyqsor.

– Me Tabakun, mbyllën kapakun e shifrës 430 milion që Jorida s’po e gjente askund.

– Me Tabakun, u mbyll kapaku i profesionistve, dhe u garantua vazhdimsia e Barbi politikës, e kukllave të preferuara nuk do i shikoni vet?m në qeveri por edhe në opozitë.

– Me Tabakun, mbyllin kapakun të gjithë dhe fitojnë nga pak reklamë: Basha sot, Rama mot.

– Me Tabakun, mbyllën kapakun e tyre dhe fyen inteligjencën e çdo shqiptari.

Të gjithë e duan Tabakun, sepse ajo i ve kapakun.

Fundja, ajo s’ka faj. 20 vjet në politikë si kukull në parlament. pa punuar asnjë ditë në jetë.

Prandaj mos u habisni kur fati i opozitës ka fluturuar si balonë Tabake dhe Tauke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu