Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Argjentinë

0
Gjigandi

Argjentinasit po votojnë të dielën në zgjedhjet presidenciale. Temë kryesore e fushatës zgjedhore ishte ekonomia, ndërsa favorit për ta fituar garën është kandidati i qendrës së majtë, Alberto Fernandez, i cili pritet ta rrëzojë nga pushteti presidentin e tanishëm, Mauricio Macri.

Sipas rezultatit të sondazheve, pritet që kandidati Fernandez të shënojë fitore spektakolare. Disa thonë se ai do të prijë me 20 për qind më shumë vota se kandidatët e tjerë, që do të mjaftonte për t’i fituar zgjedhjet që në rundin e parë.

Kthimi i mundshëm në pushtet i “Peronistëve” vjen në kohën kur vendi po përballet me një periudhë të gjatë recesioni dhe rritje borxhi. Kjo gjendje ka shkaktuar frikë për dështimin e marrëveshjes me FMN-në për një hua prej 57 miliardë dollarësh.

Rënie ka shënuar edhe vlera e valutës kombëtare, pesos, e cila u dobësua për 5.8 për qind një javë para zgjedhjeve. Në fundjavë, një dollar amerikan u këmbye me 65 pesos.

Kushdo që i fiton këto zgjedhje duhet të arrijë një konsensus për nxjerrjen e vendit të përçarë nga kriza.

RonaTyra

Qendrat e votimit janë hapur në orën tetë të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën tetëmbëdhjetë. Rezultatet e para pritet të publikohen rreth orës 21, shkruan “France24”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu