Sot konsultimet PS-opozitë për kreun e shtetit

0
Sot konsultimet PS-opozitë për kreun e shtetit
Gjigandi

Krerët e grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës do të diskutojnë sot për arritjen e një konsensusi për emrin e ri të Presidentit. Opozita ende nuk ka një qëndrim të unifikuar sa i përket takimit të sotëm.

Enkelejd Alibeaj pritet të marrë mendimin e grupit parlamentar që e ka thirrur ditën e sotme për të vijuar negociatat dhe mbajtur një qëndrim.

Ndërsa një ditë më parë Fatmir Mediu tha se kreu i shtetit duhet të jetë një emër me integritet dhe të marr konsensusin e gjerë të partive politike.

Nisja formale e procesit do konkretizohet me votimin e raundit të parë më 4 Maj në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu