Sot 23 vjet nga ofensiva serbe mbi popullatën e fshatit Skifteraj

0
Sot 23 vjet nga ofensiva serbe mbi popullatën e fshatit Skifteraj
Gjigandi

Në nderim të të vrarëve të fshatit Skifteraj, në ofensivën serbe të 15 prillit 1999, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryetari i kuvendit komunal Bekim Azizi, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, dhe qytetarë të fshatit Skifteraj, kanë bërë sot homazhe, te varrezat e dëshmorëve në Viti, si dhe tek varrezat e viktimave në periferi të fshatit Skifteraj.

Fshati Skifteraj i komunës së Vitisë, ishte cak i forcave serbe më 15 prill të vitit 1999-të.

Në këtë ofensivë u vranë 6 banorë të këtij fshati, si dhe mbi 17 banorë mbetën të plagosur.

Në kujtim të kësaj date, në fshatin Skifteraj është hapur edhe një ekspozitë me fotografi, nga ngjarjet e 15 prillit 1999.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu