“S’ngopem dot me oksigjen”, gruaja tregon bisedën e fundit me Bashkim Koplikun. I jepet lamtumira ish-zv/kryeministrit që humbi betejën me COVID

0
8
Gjigandi

Është përcjellë sot për në banesën e fundit ish-zëvendëskryeministri Bashkim Kopliku, i cili ndërroi jetë pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Familjarë, miq, qytetarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike, i dhanë sot lamtumirën e fundit ish-ministrit të Brendshëm, i cili ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare. Homazhet në nder të Koplikut, i cili njihet nga të gjithë qytetarët durrsakë për kontributin e tij të çmuar, u mbajt në sheshin ‘Liria’ në Bashkinë e Durrësit.

“News24” tregoi detaje nga biseda telefonike që kishte zhvilluar me gruan e të ndjerit Kopliku, Luljeta Kopliku, e cila qëndron në banesën e saj pasi rezulton e infektuar me COVID. Bashkëshortja e Koplikut mes dhimbjes e shoqëron vdekjen e ish-zv.kryeministrit të paqartë dhe se nuk e di çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Ajo pohoi se Kopiku ishte shtruar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që fëmijët kishin insistuar që ai të nisej për kurim në Breshia të Italisë. Pasi kishin porositur një charter, Luljeta Kopliku rrëfeu se mjeti i fluturimit ishte vonuar për të mbërritur në Rinas nga Turqia, ndërsa shton se dhe ambulanca kishte ardhur me vonesë në spitalin e Durrësit.

Sipas saj gjendja e 77-vjeçarit ishte e qëndrueshme, por për shkak se COVID i kishte prekur mushkëritë, kishte nevojë për oksigjen. Teksa rrëfen më tej ngjarjen, gruaja e Koplikut pohoi se ambulanca që e kishte transportuar drejt Rinasit (Në orën 16:00) nuk kishte pasur mjaftueshëm oksigjen.

Mes të tjerash Luljeta Kopliku tregoi për Haxhiajn dhe bisedën e fundit me të shoqin, i cili i ishte ankuar se; “Nuk ngopem dot me oksigjen”. Ndërkohë që vetëm pas 30 minutash nisje për në Rinas, ajo ishte njoftuar nga personeli i avionit se Bashkim Kopliku kishte ndërruar jetë, ende pa shkuar në Itali.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu