Skuadra që ka siguruar inkuadrimin në Serie A kërkon Sturridge

0
Gjigandi

Skuadra e rikthyer në Serie A, Benevento, po shikon mundësinë e transferimit të Daniel Sturridge.

Kampionët e Serie B janë duke shikuar të forcojnë skuadrën e tyre, derisa po përgatitet për shfaqje në nivelin më të lartë italian.

Ata ishin afër një marrëveshje me ish sulmuesin e Chelsea, Loic Remy, por gjithçka dështoi pasi lojtari nuk kaloi testet mjekësore, ndërsa tani kanë rikthyer vëmendjen te 30 vjeçari Sturridge.

Lajmin për interesimin e Beneventos në Sturridge, e ka konfirmuar presidenti i kësaj skuadre, Oresto Vigorito.

Benevento kanë trajner ish sulmuesin e Juventusit dhe Milanit, Pippo Inzaghi, teksa po kërkojnë që transferimet e tyre të jenë lojtarë me përvojë, e po ashtu kanë pyetur edhe për Fernando Llorenton.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu