Skuadra e tij e humbi derbin ndaj Gjilanit, vjen reagimi i presidentit të Dritës

0
Gjigandi

Gjilani e ka fituar super derbin ndaj Dritës me rezultat 0 me 2.

Ishte një ndeshje shumë interesante me shumë raste për gola, por që në fund vendimtar ishte një gol i shënuar nga Sebino Plaku në minutën e 54′, dhe një tjetër nga Adenis Shala në fund të takimit.

Kjo fitore e Gjilanit e ka bërë shumë më interesante garën për titull atje ku tashmë në garë kanë hyrë seriozisht, Drita, Gjilani dhe Ballkani.

Pas kësaj ndeshje ka reagur edhe Presidenti i Dritës, Valon Murseli. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruajtur, “Kokën lartë djema. Na kanë mbetur edhe 180 minuta. Ju na keni sjell deri këtu, në fund iu do të na bëni krenar. Forca Drita”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu