Skandali i Dukës dhe Shqipërisë në FIFA: E zgjodhën Marokun para SHBA’ve

5

Kryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka dëgjuar mesazhin e Organizata e Konferencës Islamike që kishte dhënë para Kongresit të FIFA’s, që të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate duhet të votojnë Marokun dhe jo kandidaturën e përbashkët të SHBA’së, Meksikës dhe Kanadasë.

Armando Duka edhe njëherë ka ditur të votojë në mënyrë skandaloze duke e renditur Shqipërinë në vendet që janë kundër SHBA’së.

Dje, në Kongresin e FIFA’së të mbajtur në Moskë, është votuar për Botërorin e radhës që do të mbahet në vitin 2026.

Në këtë kongres u shqyrtuan dy ofertat për mbajtjen e Botërorit 2026, ajo e Marokut dhe kandidatura e përbashkët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Meksikës dhe Kanadasë.

Kandidatura e tri shteteve të përbashkëta SHBA, Kanada dhe Meksikë mori 134 vota kurse ajo e Marokut, 65 vota.

Në mesin e votave për Marokun gjendet edhe vota e Shqipërisë.

Kujtojmë që afër 20 ditë para këtij kongresi vendet e Organizatës Islamike Botërore kishin dalur me një komunikatë ku i kërkonin federatave të futbollit të vendeve anëtare muslimane, më shumë se 50 sish, të përkrahin kandidaturën e Marokut për Botëror.

Vend anëtar i kësaj organizate është edhe Shqipëria.

Duka kështu duket se ka “dëgjuar” këtë mesazh dhe ka votuar për Marokun, derisa Kosova e ka në këtë konferencë e ka përkrahur kandidaturën United 2026.

Më parë në emisionin “Pressing” me autor Leonard Kërqukun, sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës Erolld Salihu kishte thënë që ish kryetari i FFK’së, Fadil Vokrri i kishte premtuar kryetarit të Federatës së Futbollit të Meksikës se do të votonte pro kandidaturës United 2026.

Ndryshe, dje në këtë kongres FIFA ka mbajtur edhe një minutë heshtje për Fadil Vokrrin i cili vdi papritur të shtunën nga një sulm në zemër.

You might also like
Comments