S’ka ushtri, s’ka dorëheqje!

[ad_1]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar të bëjë “tërheqje taktike” nga premtimi për transformimin e FSK-së në ushtri nëpërmjet ligjit.

Kjo për faktin se iniciativa e tij nuk po përkrahet jo vetëm nga partnerët ndërkombëtarë, NATO-ja dhe SHBA-ja, por as nga partia e kryeministrit Isa Mustafa (LDK).

Së fundmi Thaçi ka deklaruar se do t’i fillojë bisedimet me përfaqësuesit e komunitetit serb për formimin e ushtrisë, ndonëse këta të fundit e refuzojnë kategorikisht ushtrinë e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Partnerët ndërkombëtarë janë që Kosova ta formojë ushtrinë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, por një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë pa votat e deputetëve serbë në Kuvend, të cilët kontrollohen nga Serbia.

Pas vizitës së fundit në Kosovë të zëvendësndihmëssekretarit amerikan, Hoyt Brian Yee, Thaçi nuk po e përmend formimin e ushtrisë nëpërmjet ligjit, ashtu siç premtonte muajin e kaluar…

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *