“S’japim llogari para Lleshajt” SPAK dhe kryeprokurori kundër draftit të qeverisë

0
Gjigandi

Janë zbardhur qëndrimet e Prokurorisë së Posaçme anti-korrupsion (SPAK) dhe Prokurorisë së Përgjithshme kundër propozimit të ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me qëllim parandalimin e luftës kundër krimit të organizuar.

Në qëndrimet e saj SPAK ka dakordësuar ndryshimet ligjore për ligjin anti mafia por për sa i përket ngritjes së një komiteti anti-krim në varësi të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj e ka cilësuar si anti-kushtetuese.

Kreu i SPAK Arben Kraja dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela deklarojnë se nuk mund të jenë pjesë e këtij komiteti, pasi janë institucione të pavarura dhe nuk japin llogari para ekzekutivit.

Te dy institucionet e akuzës kane derguar diten  e sotme opinion/mendimin në Komisionin e Ligjeve ku sipas këtij dokumenti thuhet se:

“Përfshirja në këtë komitet e Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është në kundërshtim me kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi”.

RonaTyra

Më tej sipas argumenteve të depozituara në parlament shpjegohet se:

“Prokurori i përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK janë funksione të parashikuara në kushtetutë, si të pavarur nga ekzekutivi”.

Po ashtu më konkretisht në opinion mendimin e Institucioneve të Akuzës thuhet se:

“5.1 Pika 1 e nenit 131 të ndryshuar konstatojmë se, krahas termit “procedim policor” të propozuar për t’u shtuar me nenin 1 të projektligjit, përfshin dhe termin “veprimtari informative-gjurmuese” e cila nuk është në përqasje me kuptimin e termave të parashikuar në nenit 6 në fuqi të ligjit nr. 108/2014, si dhe është hequr urdhërimi ligjor “…kërkon autorizimin nga prokurori për të marrë masat e veçanta…”, ndryshime dhe riformulime që e bëjnë të paqartë pjesën hyrëse të pikës 1 të këtij neni”.

Këto raporte thuhet në këtë rekomandim janë të rregulluara me ligj dhe përcaktohet qartë se qeveria i përcjell atyre politikat nëpërmjet ministrisë së drejtësisë.

“-Për këto arsye, mendojmë dhe sugjerojmë rivlerësimin për rishikimin në tërësi të nenit 131 të ndryshuar me nenin 4 të projektligjit, duke nënvizuar disa mendime/sugjerime për ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë:

i) Në relacionin shoqërues të projektligjit nuk është bërë asnjë sqarim se,

-cili është kuptimi i termit “veprimtari informative-gjurmuese”?!

-cili është dallimi i tij me termin “veprimtari gjurmuese” që parashikon pika 28 e nenit 6 të fuqi!, dhe -cilat janë arsyet e heqjes së kërkesës për t’u autorizuar nga prokurori marrja e masave të veçanta?!,

mungesa e të cilave ka krijuar paqartësi që çmojmë se janë të nevojshme pët t’u sqaruar në kuadrin e transparencës në procedurën e hartimit dhe diskutimit të këtij projektligji, veçanërisht për ndjeshmërinë publike që kanë “masat e veçanta” në kompetencë të policisë së shtetit që parashikon ky nen i projektligjit.

-Për arsyet mësipër, sugjerojmë vlerësimin dhe rishikimin e formulimit të pikës 1 të nenit 131 “Masat e veçanta”, i ndryshuar me nenin 4 të projektligjit.

ii) Në vijim të komenteve dhe sugjerimeve për mosmiratimin e nenit 1 të projektligjit që shton pikën 29/1 me kuptim të mbivendosur të termit[1] “procedim policor” ku është përfshirë dhe “veprimtaria hetimore në kuadrin e hetimit penal”, çmojmë se pika 1 dhe pika 3 e nenit 131 të riformuluar, evidenton qëllimin e heshtur të përfshirjes së “procedimit policor” për përdorimin e masave të veçanta në afatet e parashikuara në nenin 131 edhe në veprimtarinë hetimore në kuadrin e procedimit/hetimit penal, që përbëjnë shkelje flagrante të Kodit të Procedurës Penale në dispozitat e referuara në pikën 2 mësipër, me pasoja pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë[2]  e akteve të përftuara prej tyre”, thuhet në komentet e Prokurorisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu