Situatë serioze në Infektivë, rritet numri i pacientëve të intubuar

0
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se situata në spitalin Infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.

Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Ministria njofton se mes të shtruarve ka dhe mosha të reja.

Lajm i mirë mbetet fakti se në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu