Situatë e rrezikshme! Rrëshqitje gurësh dhe ineretesh te ‘Kthesat e Murrashit’, bllokohet njëra a…

0
Situatë e rrezikshme! Rrëshqitje gurësh dhe ineretesh te ‘Kthesat e Murrashit’, bllokohet njëra a…
Gjigandi

Situatë e rrezikshme për qarkullim në aksin Elbasan-Librazhd. Rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh në vendin e quajtur ‘Kthesat e Murrashit’.

Për pasojë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.

Në vendngjarje kanë shkuar mjete të firmës së pastrimit që po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Gjithashtu edhe punonjës të policisë rrugore po normalizojnë trafikun.

Mësohet se për shkak të bllokimit, radha e automjeteve ka qenë e gjatë në të dy kahet e rrugës Elbasan-Librazhd.

RonaTyra

Kujtojmë se në Kthesat e Murrashit’ kanë ndodhur një sërë aksidentesh me vdekje si pasojë e rrugës së vështirë.

Së fundmi ka një projekt të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, por që do ende kohë që të normalizojë situatën duke ndërhyrë në shpatet e maleve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu