Sipas Ronaldo Sharkës, këta janë finalistët e “BBV”

0
Gjigandi

Edhe pse nuk qëndroi shumë në “Big Brother Vip Albania”, moderatori Ronaldo Sharka mori mjaft vëmendje me lojën e tij.

Pas daljes, Ronaldo është aktiv në rrjetet e tij sociale dhe në intervista. Së fundmi, moderatori ishte i ftuar në emisionin “Breaking”, për të folur rreth reality-show-t dhe dinamikave të lojës.

Ai foli në lidhje me finalen duke thënë se sipas tij tre finalistët do të jenë Olta, Luizi, Maestro, ndërsa shtoi se është në dyshime për të katërtin, por do të donte Valbonën.

Unë jam në dilemë për të 4-tin. 3 finalistët janë Maestro, Olta dhe Luizi. Maestro ka qenë shumë herë në nominim sepse nuk i njihte fillimisht shumë njerëzit, por ai është zbulim i atij Big Brother. Në gjuhën popullore themi se ai është “skuth” po në lojë është shumë mirë. Unë personalisht do doja të shikoja Bonën. Na ka dhuruar tërë këto video dhe aty ka sjellë frymë tjetër. Por Luizi e ka fituar.” u shpreh Ronaldo Sharka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu