Simeone: BBC titullarë, ky lojtar luan në vend të Casemiros

[ad_1]

Diego Simeone beson se BBC dhe Isco do të jenë titullarë në “Santiago Bernabeu”

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema do të startojnë të shtunën në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht kritikave se treshja sulmuese e njohur si BBC, nuk po funksionon këtë edicion.

Në konferencën për media Simeone foli edhe për mesfushën e Los Blancos, që është arma më e fortë e Zinedine Zidane.

Ai beson se Isco mund të startojë në vend të Casemiros, pasi me të në fushë, sipas Simeones, Reali kontrollon më mirë ndeshjen.

“Pres që BBC dhe Isco të startojnë në këtë ndeshje. Ata do të kenë më shumë posedim të topit nëse Isco luan në vend të Casemiros”, tha fillimisht Simeone.

“Presim që Real Madridi të futet fortë në ndeshje duke aplikuar një presion dhe shpejtësi të lartë në 20-25 minutat e para”, shtoi trajneri Atleticos.

“Real Madridi është i jashtëzakonshëm. Këtë e tregojnë edhe numrat. Ata kanë fituar Championsin dhe Kupën e Botës për Klube dhe janë rrugës për të fituar La Ligan në këtë moment”, theksoi Simeone.

“Favoriti? Një iluzion për çdokënd që mendon se ata janë favorit. Numrat e Real Madridit flasin vet”, përfundoi Simeone, që në njëfarë mënyre doli kundër sulmuesit Antoine Griezmann, i cili befasoi të gjithë duke thënë se Atletico Madridi është favorit në “Santiago Bernabeu”.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *