Silva do një rrogë të frikshme, trembet klubi italian

0
Gjigandi

Silva do një rrogë të frikshme, trembet klubi italian.

Fiorentina kërkon të afrojë në skuadër mbrojtësin e PSG-së, Thiago Silva. Braziliani do të dalë si futbollist i lirë në verë dhe janë shumë skuadra që kanë shfaqur interesim për të.

Shtatlarti po mendon për ekipin e ri me Milanin e Evertonin që e duan në grup. Ai ka mësuar interesimin e Fiorentinës, por kërkesa e tij e frikshme ka bërë që klubi italian të heqë dorë.

Silva do 10 milionë euro në sezon dhe një shifër e tillë ka trembur drejtuesit e klubit vjolë. Ata nuk duan të shpenzojnë kaq shumë për një futbollist 35-vjeçar, aq më tepër që veterani është në perëndim të karrierës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu