Si të përgatisim reçel dardhe

46


Përbërësit:
1 kg dardhë,
800 g sheqer,
2 gota ujë,
Pak lëng limoni.

Përgatitja:
Dardhat e vogla përdoren të plota, ato që janë më të mëdha prejini në mes ose në katër pjesë.
Pastrojini nga bishti, sythi. Ndërsa dardhët e mëdha qërojini farat dhe lëkurën, prejini në thela dhe vendosini në ujë me limon. Vendosini në tenxhere dhe hidhini pak ujë nga lëngu që kanë nxjerrë dardhat. Shtoni ½ e sheqerit dhe lërini të ziejnë 10-15 minuta, më pas shtoni pjesën tjetër dhe ziejeni me një ndërprerje derisa të trashet. Hidheni në kavanozë të sterilizuar.

You might also like
Comments