Si do të vazhdojë mësimi për universitetet, komisioni merr vendimin

0
6
Gjigandi

Komiteti Teknik i Eskpertëve ka vendosur që Universitetet duhet të vazhdojnë mësimin online. Sipas zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ky vendim është marrë për shkak të përkeqësimit të situatës.

Ndërkohë Rakacolli i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat kundër përhapjes së Covid.

“Komiteti Mendon që mësimi në universitete për shkak të situatës do të vazhdojë online. Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë është se beteja me covidin nuk është spitalore, por betejë territori dhe është betejë e të gjithëve.

Të nderuar qytetarë vetëm nëse do të zbatoni ato masa që ne me shumë forcë i kemi kërkuar vazhdimisht, vetëm në këtë mënyrë do ta ndalojmë epideminë.

Në vendimet që marrim jemi të orientuar nga numrat konkret dhe nga rekomandimet që bën OBSH dhe që bëjnë kolegët tanë në botë.

Prandaj të vazhdojmë të mbajmë maskat, të mos shkojmë në lokale, të mos grumbullohemi më shumë se 10 veta, të eliminojmë ceremonitë, të kufizojmë pjesëmarrjen tonë në aktivitete dhe të respektojmë protokollet e siguresë”, tha Rakacolli.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu