Shumica u infektuan në një ceremoni mortore, 11 raste me COVID-19 në Kukës

0
Gjigandi

Pavarësisht apeleve të përditshme nga autoritetet shëndetësore, sërish njerëzit tregohen neglizhues deri dhe injorues ndaj masave anti-Covid.

Këtë fakt e vërtetojnë edhe shifrat në qytetin e Kukësit, ku nga 11 të infektuar aktivë, më shumë se gjysma e tyre e kanë marrë virusin në një ceremoni mortore.

Kukësi prej datës 13 qershor është rikthyer në hartën e COVID-19 pas më shumë se dy muaj pa asnjë rast. Aktualisht në Kukës janë 11 persona aktivë të infektuar me koronavirus. Por ajo që shikohet si shqetësuese nga institucionet lokale të shëndetit është fakti që gati gjysma e të infektuarve e kanë marrë virusin në një ceremoni mortore ku janë shpërfillur masat.

“Në një ceremoni vdekje ku kanë marrë pjesë shumë persona, na kanë rezultuar 6 persona pozitivë. Në këto ceremoni dasmash dhe vdekjesh duhet të kemi shumë kujdes, se po bëhen shkak të koronavirusit”, thotë Fadil Morina, drejtor i NJVSH Kukës.

Ndërkohë, situata në qytetet e tjera të qarkut të Kukësit paraqitet e qetë, ku në Has dhe Tropojë aktualisht nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu