Shtrenjtohet sërish shporta ushqimore

0
Shtrenjtohet sërish shporta ushqimore
Gjigandi

Ushqimet e shportës sot kushtojnë 10-20 lekë më shtrenjtë.

Për të blerë produktet bazë të shportës ushqimore nevojiten më shumë lekë në xhep.

Ditët e fundit çmimet janë rritur sërish.

Një litër qumësht këtë të mërkurë kushtoi 20 lekë më shumë se pak ditë më parë.

Me nga 10 lekë janë rritur mielli, kosi dhe sheqeri.

RonaTyra

Me çmim rekord qytetarët po blejnë edhe vajin e lulediellit.

Në harkun kohor të 5 muajve një litër është rritur me 70 lekë dhe sot vaji tregtohet me 250 lekë.

880 lekë kushtuan disa prej ushqimeve bazë të shportës. Nëse do t’i kishim blerë pak ditë më parë ato do të kushtonin 760 lekë, ose 120 lekë më pak.

Çmimet e rritura të këtyre ditëve të fundit i kanë ndjerë më së shumti zonjat që bëjnë pazar për shtëpinë.

Ato thonë se ekonomitë e tyre po rëndohen së tepërmi dhe për shkak të çmimeve po privohen nga shumë produkte.

“Si ka arritur gjendja nuk e di.rrogat po në vend, çmimet në stratosferë.”

“Rritje te frutat, te perimet, te ushqimet, makaronat, vaji, orizi.”

“Te djathi, te gjiza. Të gjitha që nga buka se shqiptarët bukë hanë.”

Në javët e ardhshme pritet që edhe buka, produkti kryesor në tryezën e konsumatorëve shqiptarë, të shtrenjtohet sërish për shkak të çmimit të lartë grurit në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit Rusi-Ukrainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu