Shtiret si invalid, i gjendet 13 kg kokainë e pastër brenda karriges me rrota

0
Gjigandi

Është zbuluar një rast i paprecedentë i trafikut të kokainës në aeroportin e Malpensës, në Milano.

Një spanjoll 30-vjeçar nga Republika Domenikane, pretendonte se ishte me aftësi të kufizuara, i kompletuar me karrigen e dyshimtë me rrota. Ai u nuhat nga hunda e “detektivit” Crai, qenit të njësisë Fiamme Gialle.

Mediat italiane raportojnë se një trafikant ndërkombëtar droge u arrestua në aeroport pasi kishte fshehur në një skuter elektrik të përshtatur për invalidët, plot 13 kg kokainë, për të cilat do të kishte fituar gati një milion e gjysmë euro.

Shoqëruesi i linjës ajrore, i caktuar për të ndihmuar 30-vjeçarin, i shtangur, u largua mënjanë, ndërsa burri vazhdoi të luante keq “rolin” e tij, derisa agjentët çan mbushjen e sfungjerit të karriges me rrota dhe nxorën pakot e para të kokainës së pastër.

Në atë moment trafikanti u ngrit në këmbë duke i dhënë fund inskenimit, por u arrestua nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe u dërgua në burg në Busto Arsizio (Varese).

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu