Shtimi i të infektuarve me Covid, Rakacolli: Nuk është vala e dytë, por vijim i fazës së parë

0
Gjigandi

Ritja e numrit të të prekurve nga Covid-19 ishte diçka e pritshme dhe kjo po ndodh kryesisht sepse me hapjen, tek njerëzit ka rënë ankthi dhe frika ndaj infektimin me koronavirus.

E ftuar në emisionin JAVA në RTSH, përballë analistit Lorenc Vangjeli, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se pavarësisht shifrave të larta Shqipëria nuk iu afrua aspak realitetit që pamë në shumë vende të tjera gjatë periudhës së mbylljes.

“për hir të së vërtetës, shtimi i infektimeve është diçka që ne e prisnim, por jo në këto përmasa. Rastet e pakëta në mesin e majit bënë që njerëzit ta nënvlerësonin rrezikun. Të mos harrojmë se ne kemi pasur ditë me 1 apo 4 infektime” – tha Rakacolli.

E pyetur për kapacitetet spitalore në vend, zv.ministrja konfirmoi se shërbimi shëndetësor nuk rrezikon aspak një kollaps të mundshëm. Ajo apeloi për respektimin e masave pasi dëmi shëndetësor nuk është vetëm individual, por prek të gjithë shoqërinë.

RonaTyra

Rakacolli tha se mungesa e infektimeve në shtëpitë e të moshuarve ishte një sukses i madh sa i përket menaxhimit të situatës.

Zv.ministrja shtoi se shtimi i infektimeve këto ditë është vijimësi e fazës së parë dhe nuk është vala e dytë sikundër dyshohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu