Shteti i madh vendos: Sezoni i ri, më 1 shtator

0
Gjigandi

Holanda ishte shteti i parë që deklaroi të mbyllur përpara kohe sezonin futbollistik, duke njohur renditjen provizore për të dërguar skuadrat në Kupat e Europës, por duke mos akorduar as titull kampion dhe duke mos lejuar as zbritjen e ekipeve nga kategoria.

Gjithsesi, ditën e djeshme, ministri i Sporteve, Hugo de Jonge, me anë të një daljeje zyrtare, ka lajmëruar datën e nisjes së sezonit të ardhshëm, por me një vendim të vrazhdë: “Askush nuk e di ende sa kohë do të vazhdojë kjo pandemi.

Por nëse sezoni i ardhshëm do të nisë më 1 shtator, e sigurt do të jetë se skuadrat në Holandë do të luajnë pa tifozë brenda impianteve. Ky vendim do të jetë definitiv, derisa të zbulohet një vaksinë kundër ‘COVID-19’.

Unë shpresoj që ajo të gjendet përpara sezonit të ardhshëm, por sipas informacioneve tona, vaksina mund të kërkojë 1 vit ose më shumë. Edhe pse e dimë se do të kemi humbje të mëdha ekonomike, futboll me tifozë pa vaksinë s’do të ketë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu