Shtatë shprehjet më të mrekullueshme që i kanë thënë njëri-tjetrit David dhe Victoria Beckham

Ata kanë 17 vjet që janë martuar përmes një ceremonie përrallore

David dhe Victoria Beckham e kanë shprehur dashurinë për njëri-tjetrin jo vetëm përmes tatuazheve, por dhe në ato që kanë thënë në media.

Më poshtë iu rendisim 7 prej gjërave më të goditura që David ka thënë për Victoria-n, marrëdhënien me të dhe anasjelltas.

David
“Tatuazhet janë një mënyrë për të shprehur ndjenjat më të thella lidhur me gjërat për të cilat kujdesemi dhe i duam. Mendoni se Victoria më thotë që të ndal tani, më thotë “A duhet?. Por ajo e di se kjo mua më bën të lumtur.”

“Më pëlqen Victoria. Unë do e doja atë edhe nëse ajo do kishte punuar në Tesco.”

“Nëse e doni dikë, ju duhet të dini ta trajtoni, ta surprizoni atë, t’i kujtoni se si ndiheni. Edhe nëse kjo do të thotë një fundjavë diku larg apo një tas me fruta të vendosura në formë zemre. E di që Victoria mendon se jam romantik.”

“Ju duhet të argëtoheni së bashku. Ne kemi tre fëmijë të bukur çka na merr shumë kohë për t’i bërë ata të lumtur dhe për të qenë të sigurt që janë të shëndetshëm, janë mirë. Por ne duhet të kalojmë edhe kohë së bashku si çift, kjo është shumë e rëndësishme.” 

“17 vjet më parë nisi prindërimi dhe të vegjëlit kanë një nënë që e duan shumë. Dhe unë e dua shumë atë për shumë arsye, por më kryesorja është për shkak se më dha fëmijë të mahnitshëm.”

Victoria

“E di se do të sakrifikoja gjithçka për djemtë e mi (David dhe fëmijët), përfshirë edhe karrierën time, edhe pse e di që ata kurrë nuk do ma bënin këtë pyetje.”

“Ai ka më tepër personalitet seç mendojnë njerëzit, është i ndjeshëm. Ai e di gjithmonë se si të vishet. Ne kemi përshtatur qentë, orët, gardërobat.” 

Kontrolloni gjithashtu

Një tjetër shqiptare në tregun muzikor amerikan

[ad_1] Këngëtarja shqiptare me emrin Njomza do ta lansoj albumin e saj të parë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *