Shtatë rregullat e udhëtimit me avion: Ndalohen puthjet e përqafimet

0
Gjigandi

Shqipëria ka hapur prej ditësh fluturimet ajrore prej disa ditësh, duke përcaktuar edhe një protokoll të posaçëm për pasagjerët. Vetëm ditën e sotme ka pasur 36 fluturime nga Rinasi drejt vendeve të BE-së, si Italia, Gjermania, Zvicra,  apo dhe në shtete të tjera si Serbia, Britania e Madhe apo dhe Turqia.

Aeroporti i Rinasit për të ardhur në ndihmë të qytetarëve që udhëtojnë, ka miratuar një manual të posaçëm që duhet respektuar nga udhëtarët, duke e publikuar atë edhe më anë të një video ndihmuese.

“Ju lutem ndiqni rregullat e distancimit fizik në hyrje të terminalit. Mbani maskë në mënyrë të vazhdueshme. Brenda ndërtesës së terminalit, siç e dini lejohen vetëm personat që kanë në dorë biletën e udhëtimit dhe askush tjetër. Të gjithë pasagjerët (në vajtje dhe ardhje) kalojnë në tunelin e dezinfektimit dhe temperatura u matet automatikisht nëpërmjet pajisjeve që janë vendosur në aeroport”, thuhet në infon e postuar Tirana Airport.

Gjithashtu theksohet se “Këshillojmë udhëtarët që të kufizojnë në maksimum numrin e shoqëruesve apo familjarëve që vijnë me ta. Të kufizojmë sa më tepër grumbullimet pranë portës së dezinfektimit ne hyrje të aeroportit”. ⠀

“Puthjet e përqafimet  të kalojnë në dimension shpirtëror. Sa më pak, aq më mirë për të mbrojtur njëri-tjetrin. Ju bëjmë me dije se të gjithë avionët dezinfektohen përpara dhe pas çdo fluturimi. Të gjitha bagazhet e pasagjerëve dezinfektohen po ashtu.  Për pasagjerët në mbërritje, pranë pistës, janë ngritur disa tenda të mëdha që ju mbrojnë nga dielli, ndërkohë që prisni të kaloni në tunelin e dezinfektimit. Nëse keni shqetësim shëndetësor, ju lutem kontaktoni: Urgjenca Mjekësore 127”, janë disa nga rregullat e këshillimet dhe rregullat që duhet të ndiqen nga pasagjerët.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu