Shqiptari kapet me 3.5 kg kakainë në banesën ku jetoni tre fëmijë

[ad_1]

Një 32 vjeçar shqiptar me banim në Romano di Lombardia dhe i njohur për policinë, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes me 3.5 kg drogë e llojit kokainë.

Policia italiane në Lombardi ka kryer një bastisje në shtëpinë e shqiptarit ku përveç sasisë së kokainës, janë gjetur edhe doza heroine dhe materiale të tjera për paketimin e drogës. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe mbi 1100 euro para të gatshme.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar në burgun e Bergamos, ku edhe do të merret në pyetje nga hetuesit.

Në banesën ku ishte fshehur droga në një fshat, jetonte edhe një grua 33 vjeçare me tre fëmijë, përkatësisht, 8, 5 dhe 1 vjeç dhe ndoshta kjo ishte arsyeja që konsiderohej si “vendi i duhur” për të fshehur drogës.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Tiranë, të miturën e zë korrenti

[ad_1] Një vajzë e mitur në Tiranë ka përfunduar në spital në një gjendje të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *