Shqiptarët po i vrasin femrat sot, ku janë feministet?!

18

Nga Refxhei Tola

Ai dje vrau bashkëshorten dhe kunatën e tij. Një tjetër “ai” vrau vajzën sot.

Një e re u vra para pak ditësh në mes të Tiranës. Të gjitha këto për motive çnjerëzore; mos shko te prindërit e tu, mos e dashuro një afgan ose pse nuk më do.

 Shoqëria shqiptare po kalon sot një nga krizat e saj morale më të vështira, dhe unë mendoj se kjo është në të vërtetë lufta më e madhe që ky vend ka përjetuar ndonjëherë. Pa mbyllur ende bilancet e vdekjeve dhe jetëve që viti i kaluar i mori shqiptarëve, u shënuan përgjakjet e para të 2019.

Sot jam shumë kurioze të di se ku janë ato organizimet “feministe” që brohorasin me pankarta në duar se e mbrojnë femrën shqiptare? Prej vitesh po dëgjojmë propaganda politike që flasin për përqindjen e femrave në këshillat bashkiakë, në parlament… Jam prapë kurioze të di, ku janë ato zonjat dhe zonjushat përfaqësuese kur vajzat shqiptare vriten rrugëve të Tiranës dhe përdhunohen fshtarave të Shqipërisë? Prej rreth 3 vitesh kam fatin të punoj pranë njerëzve në nevojë, shqiptarëve të varfër. Nga e gjithë eksperienca ime kam mësuar se asnjë punë reale, asnjë e mbështetje e sinqertë nuk mund të ofrohet me tryeza diskutimi e konferenca në hotelet luksoze.

Nëse vërtet dëshironi të ndihmoni femrat shqiptare, zbrisni në terren dhe jepuni dorën të ngrihen të lira nga mentaliteti që po i burgos për t’i vrarë një ditë.

You might also like
Comments