Shqiptarët dhe stresi i punës: Profesionet që po vuajnë më shumë pasojat e Covid-19

0
Gjigandi

Situata e pandemisë, ndërprerja e aktiviteteve, pasiguria ekonomike dhe shëndetësore dhe së fundmi përfundimi i karantinës dhe rikthimi në punë, sigurisht që u pasua ngë një periudhë paksa stresuese, e cila është më e përhapur te individë të profesioneve të ndryshme.

Në një intervistë për Monitor.al, Dr. Arjana Rreli, psikiatre, foli për disa nga profesionet që po e përjetojnë me më shumë vështirësi këtë situatë janë:

“Profesionet që kanë qenë më tepër të riskuara në këtë kohë janë padyshim personeli mjekësor. Duke qenë në frontin e parë, rreziku i infektimit, intensiteti i punës, por edhe lajmet që si tek të gjithë ne kanë qenë një përplasje e madhe ndaj mekanizmave tanë, që deri diku tregohen të pafuqishëm për çfarë sulmi sjell kjo lloj specifike e pandemisë, e bën personelin mjekësor tepër të ekspozuar. Media gjithashtu, sidomos ata të vijës së parë që kanë pasur frikë nga infektimi, por edhe përgjegjësinë për raportimin e lajmit të saktë dhe korrekt gjatë kësaj kohe. Po ashtu dhe të gjitha profesionet e tjera që mbështeten mbi një aktivitet fizik të përditshëm. Pamundësia për të shkarkuar të gjithë këtë energji negative, për të cilën një aktivitet fizik të bën që të ruash ekuilibrat, frenon këtë drenim të energjisë negative dhe të grumbullimit të stresit dhe i bën ata më të predispozuar për t’i vuajtur këto probleme.”

Sipas profesionistëve të shëndetit mendor shtimi i rasteve nuk lidhet vetëm me situatën që po përjetojmë, por edhe me rritjen e ndërgjegjësimit për të kërkuar këshillim profesional mbi shëndetin mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu