Shqipja përjashtohet nga ‘Përputhen’ pas deklaratave ofenduese

0
42
Gjigandi

“Përputhen” ka vendosur të përjashtojë Shqipen nga programi, të paktën për një periudhë kohe të papërcaktuar. Ky vendim, erdhi si pasojë e deklaratave të papërshtatme që Shqipja dha gjatë debatit me Tean dhe Gracianon, duke përdorur shprehje bullizuese, ofenduese dhe duke shprehur qartazi qëndrimin e saj homofobik.

Deklarata të tilla si: “Më mirë pranoj të më tradhtojë me një vajzë sesa me një djalë” apo “Të më tradhtojë për një mashkull, luaj mendsh”,  janë konsideruar si të papërshtatshme nga programi i “Përputhen” dhe jo vetëm.

“Konkurrentja Shqipe Hysenaj ka shfaqur në mënyrë të përsëritur sjellje të papërshtatme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror, çka nuk e klasifikon atë si një model që të rinjtë duhet ta ndjekin. Ne (produksioni) kemi vendosur të përjashtojmë për një afat të papërcaktuar Shqipen nga programi. Mbrojtja e parimeve mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e lirë është më e rëndësishme se audienca e çdo programi, prandaj i kërkuam Shqipes të kërkojë ndjesë publike duke e përjashtuar nga Përputhen.”-u shpreh moderatorja Zemani.

Gjatë debatit të episodit të kaluar, Shqipja përdori shprehje ofenduese ndaj Gracianos duke e quajtur “të pështirë”, e quajti biseksualitetin si diçka komplet jo normale, madje shtoi se kurrë nuk do ta lejonte fëmijën e saj të ishte i tillë, duke harruar që homoseksualiteti nuk është diçka që “mësohet” apo “edukohet”.

Një pjesë e mirë e konkurrentëve të tjerë, e kanë konsideruar përjashtimin e saj nga programi si vendimin më të mirë që “Përputhen” mund të merrte.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu