Shqipëria planifikon të marrë me qira dy anije për prodhimin e energjisë

0
Shqipëria planifikon të marrë me qira dy anije për prodhimin e energjisë
Gjigandi

Shqipëria planifikon të marrë me qira dy anije gjeneruese të energjisë për t’u ankoruar në Vlorë për të ndihmuar në lehtësimin e krizës energjetike në vend, ka thënë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pavarësisht kostove të larta, Ministrja Balluku deklaroi pas një takimi të Komitetit të Energjisë se Shqipëria nuk do të ketë mungesë energjie.

Marrëveshja për marrjen me qira të dy anijeve u finalizua me mbështetjen e Ambasadës të SHBA-ve në Tiranë dhe në bashkëpunim me kompaninë amerikane Excelerate Energy, e cila po punon për vënin ne pune te termocentralit të Vlorë.

Ministrja tha se “termocentralet lundrues” do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës do të vihet në funksion.

Kontrata e qiramarrjes së anijeve që prodhojnë energjisë është për një periudhë 2-vjeçare dhe pritet të vihen në funksion brenda 3 muajve.

RonaTyra

Në mars 2021, Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy për termocentralin e Vlorës, për të përdorur gazin e lëngshëm në prodhimin e energjisë elektrike.

Përmes kësaj marrëveshjeje përveç termocentralit, Vlora synohet të kthehet në një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit të lëngshëm të importuar nga SHBA.

Kushtet e motit bëjnë që Shqipëria, e cila prodhon pothuajse të gjithë energjinë elektrike nga hidrocentralet, të jetë e detyruar të importojë energji elektrike në një kohë me çmime jashtëzakonisht të larta.

Masa të tjera që synojnë të lehtësojnë krizën përfshijnë shkurtimin e energjisë elektrike për ndriçimin e rrugëve dhe përdorime të tjera të sektorit publik në një përpjekje për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu